Akademitë e Maqedonisë dhe Shqipërisë firmosën bashkëpunimin

Sot në Ohër në selinë e dytë të ASHAM, në vilën “Uranija”, u takuan delegacionet e Akademive të Shkencave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, kryesuar nga dy kryetarët, Geogi Stardellov dhe Gudar Beqiraj.
Në këtë takim, u bisedua për shumë fusha të bashkëpunimit ndërmjet dy akademive, duke i dhënë prioritet formimit të komisioneve të përziera të dy Akademive, për shqyrtimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Në fjalën e rastit, kryetari i ASHAM, Georgi Stardellov, mes tjerash theksoi: “Memorandumi për bashkëpunim që do të nënshkruhet sot, është bazë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirfilltë. Gjithmonë, gjërat marrin kahje të padëshiruar, nëse ndërhyn ndokush i paautorizuar dhe jokompetentë nga jashtë, prandaj ky bashkëpunim parandalon këto ndërhyrje”.
Akademim Stardellov preku edhe problemin me “Enciklopedinë”, që shkaktoi bujë në opinionin shqiptar dhe tha: “Pikërisht, akademikët Millan Gjurçinov dhe Alajdin Abazi, ishin ndër më të zëshmit dhe kritizerët më të mëdhënj të kësaj enciklopedie. Mirëpo, edhe mbrojtja e Liqenit të Ohrit, është temë mjaft e rëndësishme dhe këtu bëhet edhe diskriminim nga UNESCO, që pjesa e Liqenit të Ohrit që i takon Shqipërisë, ka mbetur jashtë mbrojtjes së UNESCO-së”.
Dukë marë fjalën, kryetari i ASHSH, Akademik Gudar Beqiraj, mes tjerash theksoi krenarinë e ASHSH, për nismën e këtij bashkëpunimi, që solli edhe nënshkrimin e Memorandumit, pikat e të cilit ishin përpiluar gjatë takimit në Tiranë. “Është një ndër marrëveshjet e rralla të konkretizuara dhe të afatizuara të pikave të bashkëpunimit. Për realizimin e këtyre pikave të bashkëpunimit, nuk mund të na pengojë askush, por vetëm mund të na ndihmojë, sepse komisioni i përbashkët i dy akademive, do të këtë për detyrë që të evitojë edhe disa çështje që nganjëherë krijojnë edhe probleme. Është koha e fundit që problemet të zgjidhen bashkërisht”përfundoi Akademik Beqiraj.
Më pas, kreyetarët e dy Akademive, Gudar Beqiraj dhe Georgi Stardellov, vunë firmën në Memorandumin e mirëkuptimit të përgaditur në shqip, maqedonisht dhe anglisht, mbi bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë së Shencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
I pyetur lidhur me këtë bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, kur kihet parasysh enciklopedia e paradokohshme që shkaktoi indinjatë të thellë në qarqet shqiptare, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj theksoi:”Unë mendoj se ky mirëkuptim që ka filluar sot me firmosjen e këtij Memorandumi, do të vazhdojnë me fazën e institucioneve që po ngrejmë mbi bazën e këtij emorandumi. Rruga jo gjithmonë është e rrafshët, prandaj, në këtë situatë, ne kemi menduar gjithmonë që të kemi një grup miks njerzish të cilët vërtetë të marrin për sipër dhe problematikën që mund të dali herë pas here, ku nuk është fjala vetëm për enciklopedinë por gjatë rrugës mund të sjelle edhe probleme tjera. Nëqoftëse ne arrijmë ta bëjmë të fuqishëm këtë grup miks nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, besoj se në të ardhmën ne do jemi në një rrugë të mbarë dhe gjithmonë me idenë që kemi, që së paku Kryesia e Akademisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të mirëkuptohemi”.
Në këtë takim të dy Akademive, nga pala Shqiptare, por kryetarit, Akademik Gudar Beqiraj ishte edhe nënkryetari i Akademisë, Emin Riza, ndërsa nga pala e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ishin nënkryetari Vllado Kambovski, dhe anëtarët Millan Gjurçinov, Alajdin Abazi dhe Luan Starova. (INA)