Kongresi amerikan kthehet kete jave ne pune
Kongresi amerikan kthehet ne pune kete jave pas nje muaji pushim duke u perballur me vendime te rendesishme per ceshtje qe lidhen me ekonomine.
Ligjvenesit u larguan nga Uashingtoni pas nje debati te nxehte lidhur me rritjen e tavanit prej 14 presje 3 trilione dollaresh te borxhit i cili me ne fund u miratua.
Tani ata perballen me pyetje te ngjashme delikate mbi menyren e shkurtimit te shpenzimeve qeveritare dhe ne te njejten kohe te nxitjes se krijimit te vendeve te punes. Papunesia ne Shtetet e Bashkuara mbeti e pandryshuar ne baze te nje raporti te publikuar te premten nga Departamenti i Punes.
Presidenti Barak Obama do te paraqese planin e tij per shtimin e vendeve te punes ne nje sesion te perbashket te kongresit te enjten. Ai ka te ngjare te beje thirrje per shkurtimin e taksave per punedhenesit qe marrin ne pune punonjes te tjere shtimin e shpenzimeve per te ndihmuar riparimin e shkollave dhe rrugeve dhe zgjatjen e ndihmes financiare per te papunet.
Por republikanet e opozites thane se kundershtojne shpenzime te tjera qeveritare dhe insistojne ne eliminimin e rregullave qeveritare qe ata thone se demtojne shtimin e vendeve te punes.