E Diel, 1 Nëntor 2026

Akciza e cigareve 20 leke me shtrenjte per pakete me 1 janar 2011



Duke nisur nga muaji janar i vitit te ardhshem cmimi i cigareve do te rritet me dhjete per qind me shume ose te pakten 20 leke per cdo pakete. Projekt-vendimi qe pritet te kaloje per miratim pa kundershtime ne Keshillin e Ministrave eshte marre nga Ministria e Financave ne konsultim edhe me Institutin e Shendetit Publik. Ky i fundit thote se shpreson qe kjo rritje cmimi te ndikoje ne uljen e numrit te duhanpiresve ose se paku ne reduktimin e pirjes ditore te duhanit. Studimet e kryera nga OBSH tregojne se rritja e cmimit te cigareve me 10 per qind do te ule ne masen 8 per qind numrin e duhanpiresve te rinj. Ne Shqiperi aktualisht numerohen afro nje milione duhanpires ose afro nje e treta e popullsise apo rreth gjysma e popullsise me moshe mbi 18 vjec. Gjithsesi mes duhanpiresve gjenden edhe 200 mije femra e per me teper disa mijera duhanpires identifikohen ne moshat 14 deri 18 vjec qe jane te mitur. Rritja e cmimit te duhanit nje praktike nderkombetare qe zbatohet deri dy here ne vit edhe ne Shqiperi po zbatohet rendom si nga vete kompanite ashtu dhe nga shteti kurse cilesia e cigareve zor se perballet me kontroll kualiteti. Mbi 300 milione euro eshte shuma qe perfitohet cdo vit nga kompanite per shitjen e duhanit shqiptareve. Qe prej vitit 2006 nje ligj u miratua per te ndaluar pirjen e duhanit ne mjedise publike por ai u zbatua vetem per pak jave dhe ashtu si ne Greqine fqinje ku mbi pese here ka deshtuar edhe tek ne zbatimi i metejshem nuk pati sukses.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›