E Diel, 1 Nëntor 2026

Akciza e cigareve Financat Do perfitojme 28 milione USD

/ /

Zevendesministri i Financave Alfred Rushaj i pranishem dje ne Komisionin e Ekonomise dha edhe detajet kryesore qe lidhen me ndryshimin e ligjit per akcizen. Sipas Rushajt efektet ne buxhetin e vitit 2011 nga ndryshimet ne ligjin e akcizave pritet qe te jene ne nivelin e 28 milione dollareve. Edhe kete here diskutimi i ligjit nuk ka kaluar pa debat mes opozites dhe maxhorances. Deputeti i Parise Socialiste Arben Malaj edhe pse ka pranuar ndryshimin qe i eshte bere ligjit ka kritikuar Ministrine e Financave. Ndryshimet e ligjeve te paketes fiskale dhe efekteve te tyre ne buxhet te behen para miratimit te buxhetit dhe jo pas miratimit te tij. Kjo sipas Malajt do ta bente parashikimin e te ardhurave buxhetore me realist. Pas nje sere diskutimesh komisioni miratoi ndryshimet ne ligj. Debatet ne Komisionin e Ekonomise vijne pas konsultimeve qe Ministria e Financave ka bere me grupet e biznesit lidhur me ndryshimin e akcizes per duhanin. Pak muaj me pare ky ndryshim u diskutua edhe me Keshillin Konsultativ te Biznesit. Ne thelb Ministria e Financave ka propozuar nje ndryshim te akcizes e cila do te rritet me 20 leke nga 50 qe eshte. Me shume sesa rritja e te ardhurave ne buxhet nga ana e Financave keto ndryshime kane lakuar me synimin e dekurajimit te duhanpirjes i cili ne vendin tone eshte ne nivele te konsiderueshme. Te dhenat statistikore tregojne se jane rreth 900 mije duhanpires te rregullt te cilet ne total konsumojne 6 mije ton duhan. Po dje ligji per akcizat u diskutua edhe ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›