Studentet e mjekesise 1 jave bojkot mesimit
Prej nje jave studentet e Fakultetit te Mjekesise kane bojkotuar mesimin. Edhe pas takimit me perfaqesues te Ministrise se Arsimit keta studente nuk kane gjetur ende nje zgjidhje te kerkesave te tyre. Do te vazhdojme bojkotin deri sa te shohim reagimet per kauzen tone thane studentet. Nga sa pohojne burime nga Ministria e Arsimit studenteve u eshte premtuar zgjidhje e problemeve te infrastruktures. Nderkaq vetem 3 dite me pare dekani i Fakultetit te Mjekesise premtoi se do te plotesohen pjesa derrmuese e kerkesave te studenteve. Madje ai deklaroi se per kete eshte rene dakord edhe me perfaqesine e levizjes studentore te fakultetit. Studentet nga ana e tyre me gjithe keto premtime vijojne te kerkojne shkarkimin e dekanit. Ne mbeshtetje te levizjes se tyre ka dale edhe rektori i Universitetit te Tiranes po keshtu edhe nje pjese e profesoriatit. Madje pritet nje reagim zyrtar nga keshilli i profesoreve i cili do te mbaje nje takim me perfaqesine e studenteve. Pretendimet kryesore te tyre jane praktikat mesimore te cilat ata nuk i kryejne dhe neglizhenca e nje pjese te stafit akademik gjate oreve te mesimit. Vete studentet kane pranuar se me diplomen qe do te marrin nuk do te jene te denje te perfaqesojne brezin e ri te mjekeve. Ndaj sipas tyre duhet te ndryshoje menyra e mesimdhenies literatura teper e vjetruar dhe te kete nje selektim me te mire te studenteve qe pranohen ne kete fakultet. Po keshtu jane hedhur akuza edhe per korrupsion me procesin e vleresimit. Dekani i fakultetit i ka cilesuar te drejta nje pjese te kerkesave duke bere me dije se ka mungesa sa i perket pedagogeve por nga ana tjeter edhe fluks ne klinikat e spitalit Nene Tereza ku do te behen praktikat.