ERE Rritjen e cmimit do e paguaje KESH
Enti Rregullator i Energjise ka vendosur te lere ne fuqi te njejtat tarifa si ne vitin 2010 duke bere ndryshim vetem ne tarifat per energjine e konsumuar ne kohen e pikut. Kjo do te favorizoje biznesin pasi energjia ne kete kohe do te jete me e lire. Kreu i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta pas vendimit te Bordit komentoi per mediat se
per vendimin u mor parasysh mbrojtja e konsumatorit. mimet e energjise ne vitin 2011 do te jene te njejta me cmimet e energjise te vitit 2010 bile me nje ulje te tarifes se energjise ne oret e pikut nga rreth 30 per qind ne 5 per qind. ERE mori ne konsiderate te mos heqe blloqet deri ne 300 kw/ore me 7.7 dhe mbi 300 te lere ne fuqi 13.5 leke tha Nepravishta.
Vendimi i ERE
KESH-i do te jete edhe kompania qe do te paguaje rritjen e cmimit ne vend te konsumatoreve. Vendimi i djeshem i Bordit te Komisionereve te ERE-s ishte qe te mos miratohej asnje nga rritjet e kerkuara nga CEZ-i OST-ja dhe KESH-i por ama ky i fundit duhej qe te ulte cmimin per energjine qe i shitet CEZ Shperndarjes. Aktualisht KESH-i u shet cekeve nje kilovat energji me cmimin 2.03 leke kurse sipas vendimit te ERE-se cmimi duhet te ulet ne nivelin 1.48 leke. E thene ne vlere monetare ky vendim i Entit do ti kushtoje Korporates Elektroenergjetike Shqiptare disa miliona dollare. Si detyrim i Deklarates Rregullatore KESH-i duhet qe ti shese energjine qe kerkon CEZ-i me perjashtim te humbjeve. Per vitin 2011 energjia qe do tu shkoje cekeve nga Korporata vleresohet ne nivelin 4.3 miliarde kwh e cila e llogaritur me uljen e bere prej 0.55 lekesh ne favor te CEZ Shperndarjes vleresohet rreth 23 milione dollare. CEZ Shperndarja eshte shprehur dakord me kete vendim duke hequr dore nga kerkesa fillestare ku kishte kerkuar qe cmimi i energjise te rritej me nje mesatare 10.67 leke nga 9.53 leke qe eshte aktualisht. Duket se kompensimi qe vjen si efekt i uljes se cmimit te energjise qe blihet nga KESH-i ka qene i mjaftueshem per CEZ-in. Nje tjeter kerkese e kesaj kompanie ishte ajo e heqjes se fashave mbrojtese 300 kwh per shtresat sociale por as kjo nuk u miratua nga Bordi i Komisionereve. I vetmi operator qe nuk pati ndonje ndryshim ne tarifa ishte ai i Transmetimit i cili kishte kerkuar nje rritje prej 0.13 lekesh. Aktualisht OST-ja transmeton energjine me 0.6 leke per kilovat ndersa aplikimi per tarife te re ishte 0.73 leke per kilovat.
Aplikimet
Tre operatoret qe veprojne si monopole ne tregun e energjise kerkuan pak muaj me pare rritje te tarifave per sherbimet qe ofrojne. Aplikimet te cilat iu paraqiten Entit Rregullator ngjallen edhe debate dhe reagime te gjera. Ne nentor ERE-ja zhvilloi degjimoren e pare ku operatoret mbrojten aplikimet e tyre me argumente per investime ne rrjetet perkatese por edhe shlyerje te kredive te marra nder vite. Grupi i punes i ngritur prane Entit Rregullator gjate nje relacioni diten e djeshme komentoi se tarifat aktuale te kompanive dhe bilancet e tyre paraprake per vitin ku jemi shfaqin tendenca pozitive cka lejon edhe kryerjen e shumices se planeve te tyre te investimit apo kthimit te kredive te marra ne vite. Operatoret ne fund jane shprehur dakord per vendimin e marre nga Bordi i ERE-se.
Meta Vleresoj vendimin e ERE eshte ne mbrojtje te konsumatorit
Vendimin e Entit Rregullator te Energjise per te mos miratuar rritje te cmimit te energjise elektrike per vitin e ardhshem e ka pershendetur edhe ministri i Ekonomise Ilir Meta. Gjate nje konference per shtyp Meta tha se ERE-ja ne kete rast ka dale ne mbrojtje te konsumatorit gje qe eshte edhe prioritare dhe nga ana tjeter ka pergezuar institucionin vendimmarres per integritetin e treguar. Ky vendim i Entit Rregullator te Energjise merr ne konsiderate dhe mbron konsumatorin e ne menyre te vecante konsumatorin familjar cka eshte theksuar vazhdimisht edhe nga ana e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne kete drejtim une besoj se ky vendim tregon qarte edhe profesionalizimin dhe integritetin e ERE-se tha Meta. Nga ana tjeter kreu i Ekonomise komentoi edhe ndikimet qe mund te kete vendimi i ERE-se per Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare e cila tashme do te detyrohet qe ti shese CEZ Shperndarjes me nje cmim 0.55 leke me te ulet sesa ne 2010-n. Aktualisht KESH-i e shet energjine e prodhuar per ceket ne nivelin 2.03 leke kwh. Ne rast se ka nje ulje te cmimit te KESH-it kjo vjen besoj per arsye sepse kostoja e energjise qe ka ofruar KESH-i eshte me e ulet sepse prodhimi qe KESH-i ka realizuar brenda vendit eshte i jashtezakonshem kete vit sepse eshte nje vit me prurje te jashtezakonshme qe nga 1 janari dhe deri tani u shpreh ministri. Ai theksoi se vendimi i marre per ulje te tarifave te shitjes se energjise nga KESH-i eshte bere pasi eshte studiuar situata e ketij operatori dhe mbulimi i kostove qe ka ai. E rendesishme per Meten eshte mbrojta e konsumatorit dhe vendimi i djeshem sipas tij tregoi kete aspekt.
Dua te konfirmoj se politika jone edhe ne te ardhmen do te jete ajo e mbrojtjes se konsumatorit jo vetem permes tarifave dhe cmimeve te cilat duhet te jene sa me prane kostove reale por njekohesisht edhe per te mbrojtur konsumatorin nga cdo abuzim tjeter i cili cenon interesin e tij tha kreu i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.
Prodhimi i energjise nga KESH per 2010
Enti Rregullator i Energjise vendosi ti delegoje faturen e cmimit te energjise te kerkuar nga CEZ-i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare me argumentin e nje viti te shkelqyer sa i perket prodhimit. Grupi i punes i ERE-se theksoi dje se deri ne nentor KESH-i ka prodhuar 6.9 miliarde kwh energji ndersa deri ne fund te vitit priten 7.3 miliarde kwh gjithsej. Po keshtu edhe situata e eksportit eshte vleresuar si shume pozitive ku deri ne nentor KESH-i eksportoi 2.5 miliarde kwh dhe deri ne fund te vitit kjo pritet te arrije 2.8 miliarde kwh. mimet
Kategorite mimi per kwh
Familjaret deri ne 300 kwh 7.7 leke
Familjaret mbi 300 kwh 13.5 leke
mimi mesatar total 9.53 leke
Per bizneset ulet ne 5 per qind
cmimi i energjise ne oret e pikut
Operatoret
KESH i shet CEZ 2010 2.03 leke
KESH do ti shese CEZ 2011 1.48 leke
OST-ja transmeton ne 2010 0.6 leke
OST-ja do transmetoje ne 2011 0.6 leke
Nertila Maho