Akciza për fermerët, Berisha: PS skemë grabitje kombëtare
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, akuzoi qeverinë socialiste për grabitje kombëtare me skemën e akcizës për fermerët.
“Prej vitesh është diskutuara, akciza për fermerët, subvencionimi i naftës. Skema e qeveritarëve paraardhës përmblidhet me dy fjalë Caci Oil. Tollonat, fermerët nuk i panë me sy, kurrë. Ato përfunduan në xhepat e qeveritarëve socialist, qendror dhe vendorë. Ne bëmë mirë që ndaluam atë skemë grabitjeje të pasurisë kombëtare”, akuzoi Berisha.
Shefi i qeverisë tha se mazhoranca ka janë skemë transparente për të ndihmuar fermerët me qëllim që paratë të përfundojnë në duart të fermerëve për shpenzimet e bëra dhe jo në duar të tregtarëve.
“Ne kemi qenë në kërkim të një skeme transparete për të ndihmuar fermerët tanë. Grupe të ngarkuara nga Ministria e Financave, por edhe grupe interesi kërkuan që rrugën me e sigurtë për heqjen e TVSH-së për fermerët dhe akcizës për naftën është dhënia në dorë e parave fermerët me sasinë e asaj që kanë përdorur”, theksoi Berisha
(vijon)