Shoqëruesi i kryekomisarit nuk preferon të dëshmojë
Xhakja
Fatmir Hoxha, ish-shoferi i kryekomisarit të vrarë vjeshtën e kaluar në Katund-Sukth refuzoi të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi sipas tij, ai është për vetë i pandehur.
Me këtë justifikim, njeriu që pa nga afër se çfarë ndodhi në minutat e fundit të jetës së shefit të policisë në Shijak, Adem Tahiraj me të akuzuarin Ilir Xhakja hodhi poshtë mundësinë e një ballafaqimi, që mund të prodhonte debat gjyqësor mes tij dhe Ilir Xhakjes.
Dëshmitari i thirrur nga organi i hetimit qëndroi vetëm pak minuta në sallë, duke preferuar që të qëndrojë gojëmbyllur para drejtësisë. Por prokurori i çështjes, Eugen Beçi, i kërkoi gjykatës që në këto kushte të lexohen thëniet e dëshmitarit gjatë hetimeve paraprake, kërkesë që u pranua nga trupa gjyqësore. Edhe njëherë nëpërmjet fjalëve të dëshmitarit okular e po ashtu i akuzuar për mosveprim për të penguar vrasjen e shefit të tij u dëgjua se si u vra kryekomisari Tahiraj.
Në thëniet e Fatmir Hoxhës, prokurori citoi se ndalimi i mjetit të nipit të Xhakjes ishte bërë në mënyrë rastësore dhe pikërisht atëherë kur ishte vendosur që mjeti të shoqërohej në komisariat aty kishte mbërritur një tjetër person me makinë luksoze dhe i veshur sportiv, i cili pasi kishte pyetur se kush ishin ata. I nipi, Ledio Ksanaj, i ishte përgjigjur të mos bëhej merak, pasi ishte thjesht punë dokumentesh. Në këtë pikë, Hoxha shpjegon se pyetjes së kryekomisarit, po ti kush je?, Xhakja sipas shoferit, ishte përgjigjur me ofendim e pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe vrasja e kryekomisarit.
Shoqëruesi i kryekomisarit nuk preferon të dëshmojë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email