E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akciza shtrenjtohen cigaret nje pakete do te kushtoje 20 leke me shtrenjte

TIRAN- Viti i ri 2011 vjen me rritje te cmimit per paketat e cigareve. Qe prej dates 1 janar te ketij viti cdo pakete cigare do te kushtoje minimalisht 20 leke me shtrenjte pavaresisht vendit ku blihet. Shtrenjtimi i duhanit vjen per shkak te hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te votuara disa jave me pare nga parlamenti ne ligjin Per akcizat i cili parashikonte rritje te akcizes me 20 leke per cdo pakete.


Me pare akciza per kete produkt ka qene ne nivelin e 50 lekeve ndersa qe prej dites se pare te Vitit te Ri ajo eshte 70 leke. Tashme nje pakete qe ka kushtuar 150 leke do te blihet minimumi 170 leke.


Ketu duhet perllogaritur edhe fitimi i atij qe e tregton ku ne rastin konkret nuk kane munguar abuzimet duke rritur cmimin edhe pse ndryshimet ligjore nuk kishin hyre ende ne fuqi. Pavaresisht cmimit final kur blen nje pakete duhanpiresi i paguan shtetit 70 leke taksa.


Rritja e akcizes aplikohet vetem tek cigaret qe perdoren masivisht dhe jo tek variantet e tjera sic jane purot ekstraktet apo zevendesuesit e duhanit cka pasqyron shkallen e larte te ndikimit ne xhepat e duhanpiresve.


Propozimet per ndryshimin e nivelit te akcizes per cigaret jane bere rreth dy muaj me pare nga Ministria e Financave dhe ajo e Shendetesise ndersa me pas qeveria ia kaloi ate Kuvendit per votim. Ne kete rast qeveria kerkon qe nga njera ane te rrise te ardhurat ne buxhetin e shtetit ndersa nga ana tjeter me ane te rritjes se cmimit te cigares te ule numrin e duhanpiresve ne vend.


Sipas perllogaritjeve te bera nga Ministria e Financave pritet qe kjo nderhyrje ne akcizen e cigareve te sjelle ne fund te vitit ne buxhetin e shtetit rreth 2.8 miliarde leke me shume. Ky eshte nje lajm i mire per arken e shtetit e cila deri ne fund te muajit nentor te ketij viti kishte rreth 5.5 miliarde leke me pak se parashikimet e qeverise.


Pavaresisht se niveli i ri i akcizes ka vetem pak dite qe ka hyre ne fuqi abuzuesit kane gjetur perseri terren ta pasqyrojne ate menjehere ne cmimin e cigareve. Shtrenjtimi i cigareve ka filluar qe prej diteve te fundit te muajit dhjetor ndersa rritjen e cmimit tregtaret e kane justifikuar me rritjen e akcizes e cila nuk kishte hyre ende ne fuqi.


Duhanpiresit kane blere minimalisht 20 leke me shtrenjte paketat edhe gjate dites se djeshme pavaresisht nese aplikimi i akcizave te reja nuk kishte 72 ore qe kishte hyre ne fuqi.


Persa i perket Ministrise se Shendetesise rritja e akcizes per cigaret eshte nje tjeter mase qe ndermerret per uljen e numrit te duhanpiresve pas ligjit anti-duhan i cili pervec disa gjobave ne kohen kur hyri ne fuqi nuk ka gjetur zbatim te gjere ne te gjithe vendin.


Me rritjen e aplikuar tashme taksat perbejne 40 per qind te vleres totale te nje pakete ndersa per parandalimin e duhanpirjes Organizata Boterore e Shendetesise thekson se ato duhet te perbejne 70 deri ne 80 per qind te cmimit. Hera e fundit kur qeveria ka nderhyre ne akcizen e duhanit ishte ne korrik te vitit 2009 duke e rritur ate me 10 leke.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›