Dilema e madhe e opozites shqiptare
Vendimi i shumices qeveritare te KQZ-se per te djegur fletet e votimit dhe depozituar ne arkivin e shtetit materialet zgjedhore shenoi mbylljen e perbetimit te shumices Berisha-Meta per te mos hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Ky perbetim filloi ne korrik te vitit 2009 me hedhjen poshte kacakce pa vendim te shkruar te kerkeses se dy anetareve te KQZ-se per te rinumeruar vota ne Berat Tirane dhe Shkoder ne baze te paragrafeve taksative te neneve te Kodit Zgjedhor.
Vazhdoi me pas me vendimin qesharak te Kolegjit Zgjedhor qe me demek la ne fuqi vendimin verbal domethene inekzistent te kryetarit te KQZ-se Arben Ristani me shoke.
Do te kujtohet gjate fakti se sic nuk kishte ndodhur kurre me pare as ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter te botes Kolegjin Zgjedhor e vizituan nje dite para se te mblidhej kater ambasadore perendimore. Ata kerkuan atje zbatimin e ligjit per rinumerimin. Ishin ne dijeni se Kolegji po lekundej. Perndryshe pse duhej te shkonin atje dhe pse duhej ti kerkonin publikisht asaj trupe gjykatesish nje gje elementare sic eshte zbatimi i ligjit.
Por pavaresisht nga kjo thirrje pa precedent Kolegji u ngrit mbi ligjin e Parlamentit dhe mori vendimin e njohur me elementet e grushtit te shtetit qe do te fuste ne sherr Shqiperine.
E thyer perballe arbitraritetit te KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor opozita e konsideroi te mbyllur ceshtjen e rezultatit dhe mandateve. Vendosi te kerkonte hetimin parlamentar te atyre zgjedhjeve duke i dhene transparences vleren e nje kauze per voten e lire dhe duke angazhuar ne vartesi te refuzimit te qeverise nje levizje te gjere popullore per hapjen e kutive. Ne kete pike stafeten e perbetimit per te mos hapur asnje kuti e mori kryeministri Sali Berisha. Natyrisht me bekimin e zevendesit te tij Ilir Meta.
Piruetat e Berishes per te shmangur marreveshjen me opoziten jane tashme te njohura dhe te papranueshme edhe per dashamiresit e tij. Kur opozita e mbeshtetur nga mijera e mijera protestues kerkonte materialet zgjedhore dhe fletet ai thoshte po per materialet ndersa per fletet duhet te shprehej Kushtetuesja Venecia Strasburgu.
Kur pas shume muajsh ne ngerc opozita hoqi dore fare nga fletet Berisha i mohoi asaj edhe materialet zgjedhore. Ne vend te materialeve te premtuara sa e sa here ne Tirane dhe Strasburg ofroi vendimin cinik te katershes se tij ne KQZ. Plus hirin e fleteve.
I njejti vendim partiak rrenoi nderkaq perpjekjet dhe arritjet e medha te opozites ne planin e brendshem dhe nderkombetar per te shkuar drejt nje marreveshjeje me shumicen. Goditja me e madhe iu dha protestave popullore rezolutes se Parlamentit Europian dhe raportit vjetor te BE-se per krizen shqiptare.
Hakmarrja e ulet e dinakerise dhe guximit te marre e ktheu krizen politike jo thjesht ne piken zero por shume me poshte pikes zero. Kjo nuk eshte me thjesht nje krize e mungeses se vullnetit sic eshte percaktuar gjer me sot nga disa partnere nderkombetare.
Qeveria Berisha-Meta e nguli si nje krize te legjislacionit shqiptar qe nuk e mundeson dot hetimin parlamentar nese shumica nuk do. E nguli si nje krize te mosdashjes dhe kokefortesise se saj.
Ne keto kushte kuptohet qarte se te vetmet subjekte dhe individe qe kane marre garanci te plote per sjelljen e tyre ne zgjedhjet e ardhshme jane frotat e manipulatoreve qe kane menduar ti vjedhim me metodat e njohura shqiptare votat qe nuk ua japin qytetaret. Pa hyre ne te thella keta kane kuptuar se po arrite ti mbyllesh ne kuti pa e bere balte si ne Ruzhdije vjedhjet e votave jane nga ato vjedhjet e bekuara qe nuk kapen kurre
Jane ne rrezik te madh zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi. Me ne rrezik se sa do te kishin qene po te kishte fjetur opozita. Viti i ri 2011 starton me nje dileme te madhe te kesaj opozite. Si do te vazhdoje cfare do te beje me tej per te garantuar voten e lire ne vend Kjo nuk eshte nje opozite e mundur por e mashtruar.
Terheqjet e saj nga disa pozicione ne emer te zhbllokimit te krizes nuk kane gjetur pergjigje jane marre per dobesi dhe jane sfiduar nga Berisha-Meta.
Ne vend te zgjidhjes qeveria ka ofruar nje prove force qe e nderlikon edhe me tej skenarin e zhvillimeve. Ajo ka hapur nje front te dyfishte kunder opozites dhe Europes. Ky eshte nje qendrim tipik i nje qeverie te dobet dhe driteshkurter qe kerkon thjesht te shtyje kohen. Nje qeveri e forte do te udhehiqte zgjidhjen jo konfliktin. Por kjo eshte situata.
Pyetja tani shtrohet cdo te beje opozita Brenda saj levizin dhe kryqezohen pikepamje dhe veshtrime te ndryshme te situates. Ka nje pikepamje sipas se ciles refuzimi me kete cmim i transparences e ka damkosur qeverine me keq se sa do ta kishte damkosur vete transparenca.
Por sa para ben Qeveria ka arritur prej kohesh ne nje pike qe nuk e llogarit me imazhin. Dhe opozita duhet ti beje hesapet me nje shumice qe nuk pyet me per imazhin. shte nje mallkim qe nuk do tia uronim askujt por keshtu eshte.
Ne opozite ka nderkaq plot njerez qe nuk jane perfshire ne kete Levizje thjesht per te damkosur qeverine por per te garantuar voten e lire ne zgjedhjet ne vazhdim. Ne kete pike Levizja me gjithe arritjet ne rrafshi nderkombetar nuk ka dhene ende fryte per te mos thene se ka prodhuar kryesisht deshtime. Kjo eshte e verteta.
Pertej dilemes apo dilemave te natyrshme te opozites nje gje eshte e qarte opozita eshte pas murit. Ajo nuk mund te beje me hapa prapa vecse te heqe dore domethene te vrase veten.
Askush nuk ka perse ti drejtohet asaj si pale sepse ajo e ka bere cfare duhej bere. Sot shumica dhe kryeministri e kane zhvendosur diskutimin per hetimin parlamentar ne nje terren spekulativ te tille qe ka zhdukur vete hetimin parlamentar si arritje. Nese nje shumice vendos vete se cfare eshte fakt cfare eshte dyshim e tjere e tjere hetim parlamentar nuk do te kete me ne Shqiperi.
Ne kushtet e tanishme po te zhvilloheshin zgjedhje pas nje muaji apo dyzet e pese ditesh kjo opozite do te aludonte mbeshtetesit e saj do te tradhtonte kauzen e saj dhe do te perfundonte si cjapi te kasapi nese do ta conte neper mend te merrte pjese. Nuk mund te thuhet sot se cfare do te ndodhe deri ne maj. Nese situata do te ndryshoje do te ndryshojne edhe qendrimet e opozites. Ne te kunderten opozita ka detyrimin politik dhe moral te ndaloje farsen e re.
Ajo ka ne dore dy dokumente te medha qe jane njekohesisht armet e saj per tia arritur kesaj. Kushtetuten e Shqiperise dhe Rezoluten e Parlamentit Europian. Shqiperia nuk eshte Turqi apo Egjipt qe te sfidoje nje rezolute te Parlamentit Europian. Shqiperia nuk tregon sovranitet por paligjshmeri ndaj Europes nese tundohet ta beje kete.