E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria dhe njerëzit e oligarkisë politiko-financiare në Kosovë

28-08-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Pak kush sot në Kosovë po e çan kokën për varfërinë e cila nuk ka të ndalur. Qytetarët e Kosovës edhe për një periudhë të gjatë nuk mund të presin së gjendja  e tyre sociale  mund të përmirësohet, me një zhvillim kaq të dobët ekonomik. Sipas të dhënave të  Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2012 vendi në vend të rritjes ekonomike të parashikuar prej 5 përqind ka pësuar rënie në 3.8 përqind. E gjithë kjo ka bërë që të rritet edhe shkalla e të papunëve dhe varfëria. Zoti e kishte sjellë në këtë botë njeriun jo për të qenë i varfër. Kosova është një vend i bekuar përplot bëgati natyrore, e mbushur me toka pjellore, me lumenj, liqene, male dhe gjithçka që mbetet vetëm për t’u dëshiruar. Por, varfërinë e sjellin njerëzit të cilët nuk dinë ose më mirë të themi nuk dëshirojnë të punojnë mirë. Njerëzit e oligarkisë politiko-financiare janë ata të cilët nuk po ngopen me përfitime të paligjshme në kurriz të taksapaguesve të këtij shteti të vogël. Varfëria të mpin, ta lëndon shpirtin, të lë me duar të hapura për lëmosh, të lë më sy të përlotur me plot dhembje. Ata që sot po e drejtojnë shtetin në Kosovë shumë pak po bëjnë që ky popull i përvuajtur ta ngrejë mirëqenien shoqërore. Të gjithë bashkë mund të ndihmojmë që varfëria të zvogëlohet duke treguar shembullin personal. Njerëzit duan punë dhe që t’i përkushtohen diçkaje. Përndryshe do kemi një kriminalitet ekonomik dhe moral në rritje i cili rrezikon jetën e secilit prej nesh. Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria ishte 34 për qind. Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetojnë nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind  nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro. Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind. Sigurisht së për këto tri vite gjendja sociale dhe ekonomike ka degraduar edhe më shumë.
Me kahjet e zhvillimit ekonomik, se sa duhet të kursejmë dhe sa të shpenzojmë shumë pak kush është duke u marrë deri me tash në Kosovë. Ekonomia është kategori shoqërore e cila kërkon dije dhe ndershmëri. Tash është e qartë se kësaj garniture politike shumë pak i është mbetur që t’i besohet në menazhimin e situatës ekonomike, dhe është mëse e nevojshme kontrollimi i tyre i brendshëm dhe jashtë vendit. Shumë qytetarë në Kosovë nuk kanë mundësi as të kursejnë dhe as të shpenzojnë. Njerëzit e politikës flasin për ekonominë me barkun dhe xhepin e mbushur plot. Lypset një reformë e gjithmbarshme e shoqërisë duke e depolitizuar terësisht sistemin i cili është duke funksionuar me defekte të mëdha. Vetëm kështu do të krijojmë një ambient të mirë për zhvillim të ekonomisë me ekspert të mirë, të cilët dinë dhe dëshiriojnë të punojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve të saj. Ky popull sigurisht se nuk ka harruar të punojë. Veprimeve  demagogjike të kësaj garniture udhëheqëse tashmë u ka dalë boja. Dhe, nuk u ka mbetur gjë ose të punojnë ashtu si duhet ose t’u lëshojnë rrugë forcave të reja politike dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, për të mirën e vendit. Kriza globale ka treguar së nuk ka shoqëri ideale, dhe së një shoqërie i duhet angazhim i vazhdueshëm. Shoqëri nuk është vetëm elita politike, por edhe çdo qytetarë tjetër që jeton brenda kësaj shoqërie. Ne për 100 vjet radhazi jetuam në një shtet të cilin nuk e kishim zgjedhur vetë, por na është imponuar nga të tjerët. Dhe, tash kur na është dhënë mundësia ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, nuk jemi duke punuar sa duhet që ky shtet të ndërtohet në kuptimin e mirëfilltë  të fjalës. Kriza ekonomike e cila ka përfshirë globin, kërkon njerëz të zotë dhe kreativë, të cilët dinë të planifikojnë në çdo situatë sado rëndë ajo që të jetë. Po vazhduam kështu nuk do ta shohim edhe Evropën për së gjalli. Na duhet t’i shuajmë veset  e të gjithë atyre të cilëve iu ka mbushur koka me etje për pushtet dhe para….

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›