E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akomodimi i studenteve, dje perfundoi procesi

Dita e djeshme ka qene me te vertete shume e ngarkuar me personelin e qytezes studentore, qe rendom quhet "Qyteti Studenti". Ka qene dita e fundit e akomodimit te studenteve qe vijne nga rrethet, dhe i eshte dhene dora e fundit sistemimit te tyre sipas ndarjes se re, me te cilen eshte rene dakord kete vit. Nderkohe qe asnje nga studentet nuk ka mbetur jashte godinave, duke nxjerre ne pah ne kete menyre dhe masat e forta te ndermarra nga qeverisja e qytezes, per te mos patur problemet e bllokimit te vitit te kaluar. Dita e djeshme, vec te tjerave ka qene dhe nje dite e mbushur me pune, per sistemimin dhe pergatitjen e dhomave nga vete studentet, si dhe pergatitjen per fillimin e vitit te ri akademik, ku sot eshte dhe dita e pare dhe mbart me vete emocione, sidomos per studentet e vitit te pare, qe per here te pare largohen dhe nga gjiri i familjes ne nje jete thuajse te pavarur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›