E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Arsimit: Kete vit do te ulen ne auditore, 30 mije studente

Nje dite perpara fillimit te vitit te ri akademik, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ka uruar te gjithe studentet, per nje vit te mbare akademik, duke e cilesuar si nje feste e vertete per familjet shqiptare. "Deshiroj t'u uroj te gjithe studenteve dhe pedagogeve te universiteteve tona 'Gezuar dhe suksese ne vitin e ri akademik 2009-2010'. Kjo dite shnderrohet cdo vit e me shume ne nje dite feste per te gjitha familjet shqiptare, sepse arsimi i larte eshte liberalizuar", deklaroi Myqerem Tafaj, Minister i Arsimit. Ai tha se 30 mije studente me kohe te plote dhe te pjesshme do te ulen ne auditore, dhe numri total i tyre perfshi dhe vitet e meparshme eshte ne 120 mije, ndersa me 2013 pritet qe Shqiperia te kete 150 mije studente. Gjithashtu, Tafaj ka thene se universitetet tona do te jene te hapura me boten dhe se ky vit akademik eshte nje sfide per te gjithe, e ne mandatin e dyte kryefjala do te jete cilesia e diplomes. "Te dashur studente ju do t'i gjeni universitetet tona plotesisht te hapura me boten dhe ne nje bashkepunim me te ngushte se kurre ndonjehere me homologet e tyre ne rajon, Evrope dhe pertej Evropes, ne SHBA dhe kontinente te tjera", vijoi Tafaj. Njeheresh ai rreshtoi disa nga arritjet e paraardhesve te tij ne arsimin e larte duke vene theksin tek liberalizimi i universiteteve. Sipas Tafajt, kete vit pritet te fillojne te gjitha studimet e parashikuara ne Karten e Bolonjes. Ministri i Arsimit tha se brenda vitit pritet te perfundoje klasifikimi i universiteteve, per nga cilesia e diplomave ndersa nje tjeter reforme do te jete edhe autonomia financiare e universiteteve publike. Ministri i ri i Arsimit eshte shprehur se tashme jane plotesuar te gjitha kushtet qe edhe studentet shqiptare te jene ne te njejtat kushte me ato evropiane, duke bere thirrje njeheresh qe ata duhet te jene te pajisur me dije bashkekohore, per t'iu pergjigjur ritmeve te shpejta te zhvillimit te vendit, ne vitet e ardhshme.

Kuotat bosh, MASH shtyn aplikimet e formularit A3

Ngec procesi i aplikimit per formularin A3. Kandidatet per studente nuk do te mund te aplikojne javen e ardhshme per vendet e mbetura bosh ne te gjitha universitetet. Formulari A3, i cili u premtua se do te shperndahej ne te gjitha shkollat e vendit, eshte shtyre per nje moment tjeter. Sipas drejtuesve te Ministrise se Arsimit, nuk ka deri tani asnje date te sakte se kur do te behet shperndarja e formularit A3 neper Drejtorite Arsimore. Kjo procedure eshte shtyre per me vone dhe afatet do te behen publike nga Ministria e Arsimit. Nuk dihen ende arsyet e shtyrjes se afatit, nderkohe qe pritej shperndarja e formularit neper shkolla diten e hene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›