Durres muzeu ne magazine. elen fondet per rindertimin
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, i vetmi në Shqipëri, do të mund të jetë i vizitueshëm dhe funksional në të gjitha ambjentet e tij. Pas miratimit të lejes nga KRRT e bashkisë dhe miratimit të fondit prej 104 milionë lekë të MTKRS do të fillojnë punimet për rikonstruksionin total të këtij destinacioni të turistëve shqiptarë dhe të huaj.
Drejtori i Monumenteve të Kulturës vlerëson fakktin që në përfundim të punimeve do të bëhet e mundur vënia në funksionim edhe i katit të dytë të muzeut që tashmë është kthyer në një magazinë.
“Është një rikonstruksion total i këtij muzeu duke filluar që nga fasada e jashtme, në tarracat e tij dhe risistemimi i objekteve që janë të vizitueshme për vizitorët brenda ambjenteve të muzeut etnologjik ku do të bëhet një seleksionim i këtyre objekteve. do të bëjmë të mundur që këto punime të mos bëhen pengesë për sezonin veror”- tha Ermion Arapi, drejtor i Monumenteve te Kultures në Durrës.
Muzeu Arkeologjik është aktualisht objekti më i vizituar në Durrës, ndërsa pas tij vjen amfiteatri antik dhe duke qenë se këto janë në varësi të drejtorisë rajonale,kjo ka vendosur një çmim prej 300 lekësh për vizitorët,fonde që shkojnë për mirëmbajtjen e tyre.
Për periudhen janar-maj 2011 te dyja monumentet e kultures, jane vizituar nga 5736 persona vendas dhe te huaj, kundrejt 5624 vizitoreve qe jane rregjistruar per te njejten periudhë të një viti më parë.
Aleks Kalemasi