E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, tenton te grabise banken merr peng punonjesen

TIRANE- Histori pengmarrje e cila ka përfunduar për fat të mirë brenda pak minutash dhe paq.

Një person i armatosur ka marrë peng një vajzë brenda në një qendër tregtare ne zonen e ish bllokut, zone mjaft e populluar e Tiranes.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13.00 afër Librit Universitar.

Sipas të dhënave të para të policisë personi i armatosur me pistoletë kishte tentuar të braktisë një filial banke, godina e së cilës ndodhej brenda ambienteve të kësaj qendre tregtare.

Mësohet se djali ka dalë nga qendra me vajzën të cilën e kërcënonte me pistoletë. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pas disa minutash ka arritur të neutralizojë pengmarrësin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›