Defekti, Kukësi 18 orë pa drita
Kukës
Një defekt i ndodhur mesnatën e së mërkurës ka lënë pa energji elektrike qytetin e Kukësit, si dhe tri komuna të afërta të tij. Burime të elektrikut tregojnë se rreth orës 01.00 në nënstacionin e Rexhepjave është djegur një nga fidrat kryesorë dhe për pasojë rreth 30 mijë konsumatorë të qytetit të Kukësit, si dhe të gjitha institucionet, përfshi edhe ato shëndetësore, kanë mbetur pa drita. Fidri i dëmtuar ka lënë në errësirë edhe tri nga komunat e periferisë: Shtiqen, Bicaj e Tërthore. Për mungesë të bazës materiale është pritur një dërgesë nga drejtoria qendrore në Tiranë për të bërë të mundur rregullimin e avarisë.
#