Kërkon burgun në këmbim të gjobës
Elbasan
Një 27-vjeçar nga një fshat i Elbasanit ka preferuar që dënimin me gjobë ta konvertojë në ditë burgu. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se dy ditë më parë kanë ndaluar 27-vjeçarin Fatjon Shadini, nga fshati Mamël i Komunës së Gracenit, pasi është dënuar dy muaj më parë me 500 mijë lekë të vjetra gjobë për prerje të paligjshme të pyjeve. Të njëjta burime saktësojnë se i riu nuk ishte paraqitur të shlyente shumën e gjobës dhe nisur nga ky fakt, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ishte detyruar të merrte vendimin për 5 ditë heqje lirie ndaj tij.
#