E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akreditohen vezhguesit e OSBE/ODIHR-it

Vendimi KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje misionin e vezhguesve afatgjate te OSBE/ODIHR-it qe do te jene te pranishem me rastin e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Ne mbledhjen e djeshme KQZ-ja i ka hapur rruge instalimit te ketij misioni qe eshte shume i rendesishem per nje raport final dhe te besueshem per ecurine e procesit te zgjedhjeve qe mandej eshte nje lloj certifikate garancie edhe per procesin e metejshem te integrimit. Kesaj radhe trupa e vezhguesve do te drejtohet nga amerikani Jonathan Stonestreet ne ndryshim nga zgjedhjet e fundit kur drejtuese ishte britanikja Audry Glover. Prezantimi i misionit u be kete jave diten e marte dhe eshte trupa kryesore zyrtare qe vezhgon procesin zgjedhor ne vend krahas organizatave te tjera qe e zhvillojne kete aktivitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›