Memorialin e Fatmirit e bera me dashuri
Skulptori
Autori i memorialit te Fatmir Xhindit skulptori i njohur Haxhi Kalluci tha se ishte dashuria e Fatmirit ajo qe e shtyu per te permbushur kete veper me vlera shumeplaneshe. Une e kam njohur nga afer Fatmir Xhindin. Mund te them e kam pasur mik te ngushte dhe mbase lidhet edhe me kete pasi ai ka qene nje miku im shume i afert dhe midis nesh ka qene dashuria e respekti - tha Kalluci. Sipas skulptorit kjo veper eshte jo vetem si nje arritja e tij ne fushe te skulptures por eshte edhe nje mesazh per njeriun per shoqerine per ate qe nderron jete por qe le gjurme pas.
Skulptori Haxhi Kalluci eshte angazhuar ne politike per nje kohe te gjate por kohet e fundit eshte terhequr perseri ne profesionin e tij te pare.