Rama inauguron projektet ne infrastrukturen e Tiranes
Teksa Lulzim Basha po premton shumecka per banoret e Tiranes fushata socialiste e kundershtarit te tij eshte perqendruar ne kritiken dhe karakterin nihilizues te kandidatit demokrat duke e sfiduar ate ne njohurite minimale per problemet e administrimit te qytetit. Duke ndalur dje ne Kombinat dy deputetet e PS-se Eduard Shalsi dhe Sajmir Tahiri kane nenvizuar me ironi ate qe ata e quajten gafe te Bashes per sa i perket autoritetit mbi ujesjellesin. Varavingot e Lulit te Saliut neper Tirane po na kujtojne kandidatin ambulant po te Saliut te vitit 2007. Luli si gjithmone shau Bashkine e Tiranes. Pra Luli i Saliut nuk e ka kuptuar ende se Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve eshte nen varesine e Ministrise se Puneve Publike ku ai ka qene minister - theksoi Shalsi. Pertej kesaj taktike qe synon uljen e profilit te kandidatit demokrat kreu i bashkise Edi Rama ka vijuar turin e tij te takimeve me banoret duke u perqendruar te investimet ne infrastrukture dhe permiresimin e zonave te gjelbra. Keshtu nisma nje peme-nje qytetar ka vijuar ne rruget Siri Kodra blloku Komuna e Parisit rruga Ana Komnina dhe Unaza e Vjeter nga rreth-rrotullimi i Zogut te Zi deri te Brryli. Sot shqiptaret nga Tirana deri ne periferite e vendit vuajne papunesine varferine vuajne per shkak te korrupsionit dhe kusarise e vetmja rruge per ne eshte te shkojme perpara me pune dhe ti japim pergjigje komuniteteve duke transformuar hapesirat e perbashketa - tha Rama ne takimet me banoret. Sipas njoftimeve te zyres se shtypit te PS-se ai ka biseduar me qytetaret per sa i perket problemeve dhe ceshtjeve qe shqetesojne komunitetin dhe ka premtuar se alternativa e PS-se dhe ajo e tij do te mbeshtetet te ndryshimi permes punes.