Te djathtet e cilesojne draftin si te rendesishem
Mazhoranca
Kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama sekretari i ceshtjeve ligjore te PR-se Arian Madhi dhe kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi pas mbledhjes se fundit te tryezes se partive firmosen edhe marreveshjen e partive parlamentare. Ndonese pa pranine e asnje perfaqesuesi te opozites ne menyre ceremoniale te katert perfaqesuesit e mazhorances parlamentare firmosen te vetem marreveshjen per zgjedhjet vendore te 8 majit. Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi deklaroi se kjo marreveshje ishte e rendesishme per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme edhe ne kuader te rekomandimeve te europianeve dhe SHBA-se.