E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akreditohet atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi

PRISHTINË, 12 mars/ATSH/ Nënkolonel Meriman Suka ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.

Kështu ka njoftuar ministria e Mbrojtjes duke thënë se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

“Shteti i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë, ndërsa eksploron projekte të reja ushtarake për të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›