E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akrepat shkojnë 60 minuta pas, nga sot nis ora dimërore

Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit europian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.
Në orën 03:00 të natës, akrepat u kthyen një orë pas, për të shënuar orën 02:00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit 2022 do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.
Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.
Ndryshimi i orës është vendosur në vitet 70-ta dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›