Investimi në Pediatrinë e Elbasanit, rrit kapacitetet e shërbimit për fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, e cila po rehabilitohet me standarde bashkëkohore. Ky investim do të rrisë kapacitetet e shërbimit për fëmijët, pasi do të ofrohet shërbimi i urgjencës dhe i pavioneve të tjera sipas specialiteteve.
Po vijon rikonstruksioni i pediatrisë e re në Elbasan, e cila do të përmbyll transformimin e gjithe spitalit të këtij qyteti. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet e godines ekzistuese, në të cilën nuk ishte investuar që para viteve 90.
Spitali ofron një shërbim me rreth 76 shtretër, për urgjencën, kardiologjinë dhe neurologjinë.
Buxheti i vitit të ardhshëm për shëndetësinë garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.