Akseve rrugore po u del tabani
Akset dytësore rrugore në Durrës po shkatërrohen nga dita në ditë, ndërkohë që bashkia vonon pa asnjë arsye zhvillimin e tenderëve për arsye të zhvillimit të tenderëve. Kështu, mjaft akse rrugore mjaft të rëndësishme si ai i Porto Romanos deri në Bisht-Pallë me gjatësi prej 5 km dhe që kryen lidhjen e bazës detare me portin e hidrokarbureve, pothuajse është bërë i pakalueshëm. Zona tashmë bën pjesë në listën e zonave strategjike për vetë rëndësinë ekonomike dhe ushtarake që ka marrë. Në këtë pjesë të Durrësit është ndërtuar porti i karburanteve si dhe godina e doganës në funksion të tij. Po atje ndodhet baza detare e Bishtit të Pallës, e cila po rritet si me mjete detare ashtu dhe me efektiva. Në të njëjtën zonë është planifikuar ndërtimi i dy parqeve, njëri energjitik e tjetri industrial e që të gjithë lidhen me një rrugë e cila ka dalë thuajse jashtë përdorimit, pasi ka mbi 20 vjet që mbi të nuk është vënë dorë. Afro 6 km larg Durrësit, ndodhet hidrovori i Porto Romanos. Pikërisht aty e deri në Bisht-Pallë janë 5 km rrugë, të cilat janë në gjendje të mjerueshme për shkak të amortizimit. Rruga e ndërtuar në kohën kur u krijua baza detare e Bishtit të Pallës dikur mirëmbahej nga ushtria. Kjo zgjati deri nga fundi i viteve ’80, pasi më pas ajo u la pas dore dhe sot është katandisur në një segment gjithë gropa i cili nuk i përgjigjet aspak nevojave të zonës e cila po merr një tjetër zhvillim ekonomik. Përveçse e amortizuar rruga paraqitet vetëm 4 metra e gjerë dhe e papajisur me kanale kulluese, kurse ndriçimi mungon krejtësisht.
Aktualisht, periferia e Durrësit gjatë viteve të fundit ka marrë një orientim të ri ekonomik dhe ushtarak, kjo sidomos në 4-vjeçarin e fundit. Para pak javësh, ka nisur të funksionojë porti i karburanteve dhe i gazit, pra të gjitha anijet e transportit të këtyre lëndëve nuk përpunohen më në portin detar të Durrësit, por këtë proces e kryejnë në Porto Romano. Gjithashtu, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet edhe një port për përpunimin e qymyreve si dhe do të ngrihen edhe dy parqe, ai energjitik e industrial. Pas anëtarësimit në strukturat e NATO-s, baza detare e Bishtit të Pallës bën pjesë në inventarin e këtij pakti dhe për këtë arsye ajo ka nisur të gjallërohet. Numri i anijeve dhe i ekuipazheve të kësaj bazës po rritet në një kohë që baseni është bërë funksional, pasi është thelluar. Por në funksion të këtyre zhvillimeve në fushën ekonomike e në atë ushtarake shërben një rrugë që është tmerri i shoferëve e sidomos i atyre të tonazhit të madh. Ndërtimi i një rruge të re nga bashkia kërkon seriozitet dhe projekte të sakta, për të thithur investimet nga buxheti i shtetit apo donatorë e huaj. Zyrtarët e bashkisë deklarojnë dhe shfajësohen se “nuk e kemi në inventarin tonë atë segment”, kurse komuna e Katundit të Ri e cila ka në administrim këtë territor, nuk ka këllqe për realizimin e projekteve të tilla, ia kalon topin bashkisë.