E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi Bajram Curri-Valbonë, qarkullim më i sigurt për turistët

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përmirësimi i kushteve në një prej akseve rrugore më të rëndësishme turistike në veri të vendit, atë që lidh Bajram Currin me Valbonën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se aksi rrugor tashmë ofron kushte më të mira dhe një qarkullim më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj, gjatë gjithë vitit.

“Një ndër akset më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë, që lidh Bajram Currin me një prej destinacioneve më të vizituara të vendit, Valbonën, tashmë ofron kushte më të mira dhe një qarkullim më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë”, shkruan Rama.

Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, përgjatë 26,5 kilometrave, janë përmirësuar shtresat asfaltike dhe është rifreskuar sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e qarkullimit.


/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›