E Diel, 1 Nëntor 2026

DPSHTRR: Mbi 248 mijë mjete iu nënshtruan kontrollit teknik deri në korrik

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Mbi 248 mijë mjete janë testuar pranë Qendrave të Kontrollit Teknik gjatë periudhës janar–korrik 2026, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, në total janë kryer 248 736 kontrolle teknike për kategori të ndryshme mjetesh.

Pjesën më të madhe të testimeve e kanë zënë automjetet 4+1 dhe 8+1 vende, me 219 318 mjete, ose 88,2% të totalit.

Ndërkohë, kategoritë e tjera të mjeteve të testuara janë: Kamionë 12 697 mjete, ose 5,1%; Motomjete 11 851 mjete, ose 4,8%; Autobusë 3081 mjete, ose 1,2%; Rimorkio 971 mjete, ose 0,4%; Mjete ndërtimi/punimi toke 818 mjete, ose 0,3%.

/m.q/r.e/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›