Aksi Fier-Lushnje, humb jetën kalimtari
Një aksident rrugor në aksin Fier- Lushnje i mori jetën një kalimtari. Nga përplasja me një automjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme Arjan Shala .
Sipas uniformave blu, mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vajkan, ndërsa viktima ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit, kjo për arsye hetimi. Ai është shoqëruar menjeherë për në rajonin e policisë.