Binjaket amerikane lindin në një ditë
Një histori e rrallë dhe e vërtetë, ku ligji i natyrës duket se i ndjek njerëzit hap pas hapi. 23 vite më parë, dy motrat binjake amerikane, Danielle dhe Nicole Fisher kanë ardhur në jetë me 12 minuta distancë nga njëra-tjetra. Historia pason, ndërsa ditën e djeshme, të dyja kanë sjellë në jetë nga një djalë, në të njëjtën spital, brënda pak minutash.
Motrat binjake njëkohesisht edhe nëna të reja, janë edhe një dëshmi se binjakët vërtetë kanë një lidhje të pashpjegueshme me njëri-tjetrin sesa vëllezërit dhe motrat e zakonshëm, një debat që shkencëtarët i bën të kenë mendime të ndara.
Kjo është një histori e pabesueshme, ka shpjeguar nëna e dy binjakeve, e cila quhet Lisa Fisher. 
Binjaket kanë siguruar gazetarët, të cilët i kanë intervistuar në spitalin i cili ndodhet në New Jersey, se lindja nuk ishte e programuar dhe aq më pak të kishin rënë dakord për shtatzaninë.
Mamaja e dy binjakeve Danielle dhe Nicole tregon më tej se nuk ka ndodhur asgjë me kompromis, madje është servirur një situatë e kundërt.
Kur njëra nga vajzat ka dhënë lajmin e mirë në familje, motra tjetër është treguar e heshtur dhe ka mbajtur lajmin për ca kohë.