Aksi Korçë-Qafë Plloçë pa sinjalistikë, ankohen shoferët
Korçë- Në superstradën Korçë-Qafë Plloçë, krahas problemit të ndotjes mjedisore, shqetësim është bërë edhe mungesa e sinjalistikës si edhe e shtyllave elektrike, të cilat nuk janë larguar nga vendi i punimeve.
Për këtë problem, KESH-i shprehet se janë firmat ndërtuese ato që duhet të bëjnë lëvizjen e shtyllave, kurse vetë firmat e kundërshtojnë këtë duke thënë se nuk janë kompetente për largimin e tyre.
Fluksi i emigrantëve të mbërritur ditet e fundit ka nxjerrë në pah mungesën e sinjalistikës në vendet ku punohet.
Edhe ndonjë sinjalistikë e vendosur tek-tuk është dëmtuar dhe nuk është zëvendësuar më. Lëvizja bëhet e vështirë gjatë natës, ku ka pirgje të shumta me dhe’ dhe inerte. Kështu që drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.