E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 37 milionë lekë për spitalin

Gjirokastër- Po shkojnë drejt përfundimit punimet e fazës së parë në infrastrukturën e brendshme të spitalit rajonal “Omer Nishani”, me një fond prej 37 milionë lekësh të reja, të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa mjediset e pavijonit të patologjisë ofrojnë kushte të përshtatshme dhe me cilësi, aktualisht është duke u punuar në repartin e kirurgjisë. Për drejtorin e këtij institucioni, Nikolla Zhulla së shpejti pritet të çelet edhe fondi tjetër për fazën përfundimtare të këtyre rikonstruksioneve.

Në rreth 35 milionë lekë të rinj llogaritet shuma që nevojitet, në mënyrë që spitali të ketë kushte akomodimi dhe hotelerie në nivelet normale, ndërsa për herë të parë pritet që vitin e ardhshëm të fillojë edhe ndërtimi i një krematoriumi për djegien e mbeturinave spitalore, që prej vitesh depozitohen vend e pa vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›