E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, arrestohet zjarrvënësi i qëllimshëm

Tepelenë- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, të akuzuar si shkaktar të zjarrit të një dite më parë në Tepelenë. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se pas hetimeve paraprake për zjarrin që rrezikoi fshatin në Tepelenë, ka rezultuar se zjarrëvënës është shtetasi Qemal Shehu.

“Shtetasi 58-vjeçar, lindur në Tepelenë dhe banues në në fshatin Vasjar të këtij rrethi u ndalua me akzuën e shkatërrimit të pronës me zjarr”- thanë burimet e policisë loakle, duke dhënë dejate rreth ngjarjes.

Ky shtetas, sipas policisë, duke kullotur bagëtitë e tij në vendin e quajtur Kodrat e fshatit Vasjar të Komunës Fshat Memaliaj, ka vendosur qëllimisht zjarr.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era e fortë është përhapur me shpejtësiduke përfshirë një sipërfaqe toke rreth 15 hektarë.

Si pasojë e flakëve është djegur një parcelë me rreth 3000 rrënjë ullinj të vjetër dhe një parcelë me 400 rrënjë ullinj fidanishte, ndërsa pjesa tjetër ishte kullotë (shkurre dhe barishte).

Me ndërhyrjen e zjarrfikseve , të forcave të policies Tepelenë dhe të banorëve u bë e mundur që pas 3 orëve zjarri të lokalizohej dhe të shuhej plotësisht.

“Kapja e këtij shtetasi u bë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë”- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Shkatërrimit të Pronës me zjarr”.

Zjarri ra pasditen e djeshme në fshatin Vasjar në rrethin e Tepelenës, në afërsi të qytetit të Memaliajt.

Flakët janë konstatuar nga banorët, të cilët në panik kanë kërkuar ndihmë, kur kanë parë se zjarri po u afrohej banesave. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëset e Tepelenës.

Por mësohet se flakët kanë qenë shumë të fuqishme, pasi të ndihmuar nga era që fryn kanë nisur të ‘pushtojnë’ sipërfaqe të tëra. Në një situatë të tillë policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve të Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›