Aksi Libofshë-Fier, në gjendje të mjerueshme

Rruga Libofshë-Fier
Aksi rrugor që lidh Libofshën me Fierin ndodhet në gjendje të amortizuar infrastrukturore. Dhe banorët shprehen se hasen me këtë problematikë prej kohësh.
Në situatë shumë të keqe ndodhen edhe segmentet në hyrje të Libofshës në vendin e quajtur Hekurudha, Rreth Libofshë si dhe në disa pjese të saj në afërsi të komunës me të njëjtin emër.
Banoret ankohen se, prishja e rrugës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e tyre drejt qytetit të Fierit, e si pasojë ata nuk mund të transportojnë produkte bujqësore për ti shitur në qytet.
Ky segment i rrugës Fier -Libofshë vijon të dëmtohet nga dita në ditë, duke e rrezikuar këtë aks të kthehet në gjendje të para 10 viteve ku për drejtuesit e mjeteve ishte kthyer në një makth më vete kur bëhej fjalë për të qarkulluar në këtë zonë. /E.L/