E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrebeshi, arrestohet i kërkuari

Bie në pranga i dënuari me 18 vjet burg në Greqi. Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në flagrancë, në Elbasan. Sandri Çullhaj, 34 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Shtërrmen të komunën Gostime të rrethit të Elbasanit.

Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore të Greqisë kanë vendosur dënimin 18 vjet burg për veprat penale vjedhje me dhunë në vazhdimësi, vjedhje,  mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, hyrjes së paligjshme në territorin grek dhe krijim të grupit kriminal.

Për Çullhajin, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg.  / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›