Dhunon gruan për xhelozi, arrestohet
Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi keqtrajtonte bashkëshorten. Altin Voja, 39 vjeç, me banim në lagjen Shënkoll të qytetit të Elbasanit u vu në pranga, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten 33-vjeçare duke i shkaktuar dëmtime.
Gruaja është dërguar në spital dhe aty ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar. Sipas policisë, gruaja dhunohej sistematikisht nga ana e bashkëshortit, për shkak të xhelozisë.
Sipas të dhënave të para, ai e detyronte të qëndronte në shtëpi dhe shpesh e keqtrajtonte. 39-vjeçari do të përballet me akuzën plagosje me dashje. / Bardha Nergjoni