E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç pritet të takohet me serbët e Kosovës

Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç

Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka theksuar se është gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës për të diskutuar për reagimin e vendit të tij ndaj një operacioni të KFOR-it, ku u plagosën tre shtetas serb dhe dy ushtarë të KFOR-it në veri të Kosovës gjatë heqjes së barrikadave.

Nikoliç ka në plan të nis takimin këtë javë me zyrtarët e partive në përgatitje për formimin e një qeverie të re, raporton RTK.

Shtetasit duhet të dinë çfarë i pret ata dhe pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre dhe atë që nuk është rënë dakord e është një manipulim i vullnetit e i dëshirës së tyre, një manipulim me forcë që Prishtina duket se po kërkon të shfaqë tani, ka theksuar Nikoliç. / RTK /

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›