E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi Përrenjas-Librazhd, makinadel nga rruga, plagosen 4 persona

LIBRAZHD- Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një shtetasi u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.
 
Automjet tip “Golf”, me targë TE8411AB, brenda të cilit ndodheshin katër pjesëtarë të një familje nga Tetova, si pasojë e humbjes kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore.
 
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi, Përparim Berberi, i cili është dërguar për mjekim drejt spitalit të Përrenjasit.
 
Ndërkohë kanë mbetur të lënduar edhe tre djemtë e tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›