E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, gjykata shtyn procesin ndaj Mubarak më 17 gusht

EGJIPT- Shtyhet procesi gjyqësor nga ish-presidenti Hosni Mubarak. Gjykata vendosi të shtyjë seancën e radhës më 17 gusht.

Mubarak u dënua qershorin e kaluar teksa e akuzonin për planifikim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës të vitit 2011, e cila i dha fund udhëheqjes së tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por në janar u dha urdhër për rigjykim të çështjes, pasi ai apeloi kundër këtij dënimi.

Rreth 850 persona u vranë gjatë protestave të vitit 2011. Gjykatësi Mustafa Hassan Abdullah e deklaroi vendimin e tij në fillim të rigjykimit të çështjes së Mubarakut.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›