E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksi nacional Tepelene-Gjirokaster

Vazhdon pastrimi për largimin e masivit te dheut ne segmentin nacional Tepelene- Gjirokastër. 
Edhe pse kane kaluar dhjete dite, rruga kalohet me vështirësi, për shkak te baltës dhe te gurëve.
Punonjësit e Drejtorisë Rajonale te Rrugëve, janë përqendruar me shërbime 24 ore, dhe po merren me sistemimin e faqes se malit per te mos patur me shembje. Aktualisht janë pese mjete qe pervecse po merren me largimin e baltës dhe sistemimin e malit, mbajnë ne monitorim qarkullimin. 
Dhjete dite me pare nga faqja e malit u shemben afro 9 mije metra kub dhe (dheu), çka beri qe qarkullimi te bllokohej për 15 ore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›