Gjykimi Ilir Xhakja kerkon ti shpetoje burgimit te perjetshem
Ilir Xhakja, vrasësi i shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm.
Avokati Andi Duraj, ka kërkuar në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjykim të shkurtuar e cila i ul automatikisht 1/3 e dënimit.
Vetë Xhakja mungoi në këtë seancë, ku u kërkua edhe largimi I dy prej gjyqtareve të trupit gjykues respektivisht Etleva Deda dhe Nertila Kosova, me pretendimin e kanë gjykuar në një çështje tjetër, po për vrasje, vendim I ndryshuar më pas nga gjykata e Apelit.
Mungesa e të pandehurit në seancë ka detyruar kryetarin e trupit gjykues Bardhyl Dhamo, pas konsultimit me prokurorin Eugen Beci në ndërpresë seancën, duke e shtyrë për në të martën në 5 shkurt.
Xhakja gjykohet tek Krimet e Renda për vrasjen ne 13 shtator të kryekomisar Adem Tahirajt, gjate një kontrolli ne Katund te Ri te Durrësit.