Aksident, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Aksident automobilistik, foto arkivi
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sot në aksin Laç-Patok
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, kur një automjet tip benz me targa të Laçit 5481 A është përplasur me një fugon me targa të Laçit 9449 A.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka humbur jetën drejtuesi i benzit, 40-vjeçari, Ajet Nika, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i fugonit, Arben Krosi 41 vjeç, të cilët janë transportuar në gjendje kritike për jetën drejt spitalit ushtarak.
Forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë arritur të nxjerrin pas disa minutash nga automjeti trupin e viktimës.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar i automjetit tip Benz.
/E.L/