E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Pacolli ka shpenzuar vetëm 18 mijë euro

Behgjet Pacolli (foto Driton Bublaku)

Pas shumë kërkesave të drejtuar nga mediet, qeveria e Kosovës është detyruar të bëjë publike shumën e shpenzuar nga zv.kryeministri i parë, Behgjet Pacolli.

Në një komunikatë bëhet e ditur se Pacolli ka shpenzuar në kuadër të aktiviteteve të tij thuajse 18 mijë euro. Në këtë shumë nuk janë përfshirë akomodimi dhe shpenzimet e udhëtimit pasi ato janë parapaguar nga buxheti i Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve të tij, zv.kryeministri Behgjet Pacolli, brenda një viti, personalisht ka shpenzuar 17.966.63 euro (Akomodim dhe udhëtime që janë parapaguar nga buxheti i Kosovës), thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovë.

Më tej në komunikatë, pjesën tjetër të shpenzimeve thuhet se ai e ka paguar nga buxheti privat. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›