Sequi: E ardhmja e Shqipërisë është në Europë

Etore Sequi
Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës së Europës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi tha se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë.
Sipas tij, Europa është sot një histori e hapur e cila është bërë realitet dhe mund të bëhet realitet, dhe Shqipëria duhet të përqafojë standardet dhe rregullat të cilat përbëjnë thelbin e integrimit.
Mos jam gjë naiv, jo përkundrazi kam besim. Mos jam mendjelehtë, jo kam besim. Mos jam i verbër, jo kam vizion. Këtë vizion e ndajmë ne të gjithë bashkë, ne që jemi pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare, sigurisht ky vizion është Europa si një objektiv kombëtar. Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por është një objektiv kombëtar i cili do arrihet, u shpreh Sequi.
Ai e mbylli fjalën e tij duke uruar dhe thënë proverbin e tij të preferuan në shqip, Ku ka zemër ka dhe krahë.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës së Europës janë të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli etj. /E.L/
/E.L/