E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takohet me Ramën për Presidentin:Të zgjidhet që raundin e I

Asnjë emër, një proces konsensual dhe gjithpërfshirës. Ky ka qenë rezultati i takimit të sotëm të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kryesocialistin Edi Rama, takim ky që startoi rreth orës 16:30. Në mbarim të takimit Arvizu ka përsëritur dhe njëherë vështirësinë e gjetjes së një kandidati për kreun e ri të shtetit, që të përmbajë të gjitha kriteret, por ka shtuar ai, duhet te jete garant i Kushtetutes, te dale nga nje proces konsensual e gjitheperfshires dhe te arrije te gjeje miratim qe ne votimin e pare ne Kuvendin e Shqiperise.

“Nuk jemi fokusuar në emra specifikë, por jemi më shumë të interesuar për konsultimet me palët, diskutimet që shtrohen në tryezë dhe shpresojmë se do të kemi një bazë të përbashkët në këtë proces, pasi bëhet fjalë për një proces tepër të rëndësishëm për vendin. Ne dimë se cfarë thotë Kushtetuta dhe me lejoni të jem i sinqertë dhe objektivi kryesor duhet të jetë që të ishte zgjedhja i që në votimin e parë. Ky duhet të jetë objektivi, nuk duhet të jetë objektivi në raundin e katër e të pestë, loja ka disa rregulla, por ky duhet të jetë objektivi”-tha Arvizu.
 

Po kështu Arvizu ka vleresuar punen e bere ne Kuvend dhe kalimin e ligjeve me 3/5, duke shtuar se shume ceshtje partitë duhet t`i zgjidhin para zgjedhjes së presidentit.
 

Gjatë ditës së sotme Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel “Sheraton”.
 

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›