E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident Librazhd- Përrenjas, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Librazhd Përrenjas.

Mësohet se 3 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë dy të tjerët janë dëmtuar më lehtë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete njëra me targa të Tiranës dhe tjetra me targa të Laçit. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet që kanë çuar në aksidetin e rëndë, ndërsa pas mbërritjes në vendngjarje policia ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›