E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi, pjesë e BE-së, duhet të respektojnë vlerat

Në ditën e Evropës, ambasadori i delegacionit evropian Etore Sequi, u shpreh se ato vende që duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropianë duhet të respektojnë disa vlera, sic janë respektimi i të drejtave të njeriut, barazia gjinore, etj. Ndërsa përsa i përket integrimit të Shqipërisë, Sequi u shpreh se ai tashmë ka filluar.
 

Ambasadori Etore Sequi u shpreh kështu në një koncert të mbajtur në kuadër të Ditës së Evropës, një koncert ky, i cili u mbajt nën kujdesin e tij. Ky koncet u mbajt nga Unitet Europe Chambe Orchestra. Pjesë e kësaj orkestre janë muzikantë nga Italia, Gjermania, Franca, Polonia dhe Shqipëria. Në programin e këtij konceti, përfshiheshin muzika shqiptare dhe ajo Europiane.
 

“Pranvera filloi me ardhë” ishte kënga e parë që hapi këtë koncet për të vijuar më pas me koncertin numër 12 të Mozartit. Në këtë koncert merrnin pjesë kryministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›