Aksident ajror në Rusi, 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një aksident ajror në Gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë.
Zyrtarët thanë se një aeroplan rus, me të paktën 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua kur po i afrohej fshatit të Pallankës për tu ulur.
Agjencia e lajmeve, Interfax citoi një burim lokal të kontrollit të trafikut ajror, i cili thekson se stuhia dhe moti i keq mund ta kenë rrëzuar aeroplanin.