Aksident ajror në Rusi, mbi 40 të vdekur

Një aksident tragjik ajror u ka marrë jetën të paktën 40 personave në Rusi.
Lajmi njoftohet nga autoritetet ruse të cilat saktësojnë se incidenti ndodhi në afërsi të aeroportit të Petrozavodskut, në republikën e Carelias në veri-perëndim të Rusisë.
Avioni u mundua të kryente një ulje emergjence në një autostradë, por fatkeqësisht manovra e tij i mori jetën të paktën 40 personave.
Nuk njoftohet nësa ka të mbijetuar, ndërkohë që autoritetet nisën hetimet për të kuptuar se cfarë e detyroi pilotin të ndërmerrte një risk të tillë.