Hackerat sulmojnë policinë britanike

Piratët kompjuterikë morën përsipër sulmin kundër sistemit kompjuterik të policisë britanike.
Grupi i quajtur Lulz Security (LulzSec), i bërë i famshëm tashmë për thyerjen e sistemeve të sigurisë në faqen e CIA-s, Senatit amerikan dhe kompanisë Sony publikoi në Twitter lajmin për sulmin më të fundit ndaj policisë britanike.
Objektiv ka qenë faqja e internetit e forcave britanike për luftën ndaj krimit të organizuar.