Forcat e sigurisë siriane i afrohen kufirit me Turqinë
Forcat e sigurisë në Siri, raportohet se e kanë zgjeruar rrethin e sigurisë në afërsi të kufirit me Turqinë.
Aktivistët thonë se disa dhjetëra studentë të universitetit në Alepo, janë arrestuar të hënën. Protestuesit në universitetin e këtij qyteti kanë kritikuar fjalimin e së hënës nga Presidenti Bashar al Asad, i treti fjalim ky që kur kanë nisur protestat kundër regjimit të tij.
Në kuadër të këtij fjalimi ai sërish ka premtuar reforma. Aktivistët pro demokracisë i hodhën poshtë këto premtime ndërsa SHBA-të kanë kërkuar “Vepra e jo fjalë” nga Asadi.